Në Hagë pritet verdikti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, katër prej figurave më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej vitesh përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
A2 CNN ka kontaktuar Departamentin Amerikan të Shtetit për të marrë një reagim zyrtar, apo një koment lidhur me vendimin që pritet të jepet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe për procesin në tërësi ndaj 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga burime jo zyrtare kemi mësuar se momentalisht, DASH, nuk ka një koment mbi këtë temë.
Verdikti i Hagës pritet që të shpallet më 16 shtator për ish krerët e UÇK-së, të cilët të gjithë janë vetëshpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
(A2 Televizion)