Specialja dënon me 18 vite burg Kadri Veselin

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 11:43 | Aktualitet

Specialja dënon me 18 vite burg Kadri Veselin

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 18 vite burg Kadri Veselin.

Ashtu si Thaçi e Krasniqi, Veseli u shpall fajtor për akuzat: Arrestim të paligjshëm, trajtim mizor si krim lufte, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.

Më herët u shpallën vendimet për ish-krerët e tjerë të UÇK, ku u dënua me 25 vite burg Hashim Thaçi dhe 25 vjet burg Jakup Krasniqi. 

Gjykata Speciale ka thënë se të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos