“Prishtina, shtëpia ime e dytë” Kryetari Rama i dhuron çelësin e kryeqytetit “heroit Ali Ahmeti”

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 20:20 | Aktualitet

Komuna e Prishtinës ka nderuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin me “Çelësin e qytetit”.

Kryetari Përparim Rama e konsideroi atë “një hero të gjallë”, ndërsa vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtje të gjuhës, flamurit dhe identitetit të kombit shqiptar, shkruan A2.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh i emocionuar teksa pranoi “Çelësin e qytetit”, ndërsa theksoi se me këtë veprim, Prishtina ka nderuar sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. “Sot kryetari i Prishtinës më jep çelësin e vendlindjes time të dytë, Prishtinës”, nënvizoi ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos