Teksa ne Bruksel po mbahet samitit i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar BE-në për masat që nuk po hiqen.
“Më duhet të them se jemi absolutisht të zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet Kosovës nga disa shtete anëtare të BE-së. Dhe nëse pyetemi pse, padyshim arsyeja kryesore është se nuk ka përparim në heqjen e masave ndaj Kosovës. Ata janë ende në vend. Dhe siç e pamë, konkluzionet që pritet të miratohen, nuk duket se do të hiqen këtë dhjetor. Unë besoj se këto masa janë të padrejta. Nuk ka asgjë europiane në to, nuk ka asnjë vlerë të bazuar në ndëshkimin e një populli të tërë, qoftë edhe në projekte për ujin e pijshëm… ka më shumë se dy vjet që ne kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian, por aplikimi ynë është diku në sirtarë. As nuk është duke u shqyrtuar dhe Këshilli ende nuk e ka mandatuar Komisionin.
Nëse shikoni reformat që ka ndërmarrë Kosova, në aspektin e reformave, në aspektin vlerash, ne jemi numër një në rajonin tonë, ndoshta edhe më përpara se disa vende anëtare të BE-së. Ne kemi përshtatur politikat tona në 100 për qind me ato të Bashkimit Europian dhe kemi bërë reforma, gjithashtu dorëzuam agjendën e reformave përmes së cilës u përfshimë në planin e rritjes. Por mendoj se ka mungesë vullneti politik të disa vendeve anëtare dhe prandaj Kosova nuk po ecën përpara. Ka edhe një gjuhë pozitive që është përdorur për Serbinë duke e ftuar që të hapë grupin 3 të kapitujve. Përmes këtij mesazhi, ajo që kuptojmë në rajon, veçanërisht njerëzit në Kosovë, është se sa më shumë afrohesh me Rusinë, Iraninë apo Kinën, aq më shumë kapituj hap dhe mbyll. Ndërsa Kosova, që është 100% e harmonizuar me BE-në, nuk ka asnjë përparim. Ky nuk është një proces i bazuar në merita.
Agresioni i vazhdueshëm i Serbisë ndaj Kosovës është kundër parimeve të së drejtës ndërkombëtare e kundër vlerave të fqinjësisë së mirë që janë vlera të BE-së. Muajin e kaluar patëm sulm ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë nga bandat serbe, që kishin synim të linin 70 për qind të popullit të Kosovës pa ujë, energji dhe ngrohje në dimër. Ngjason me sulmet ruse në Ukrainë në mes të dimrit. Derisa ndodh kjo, e Serbia s’ka marrë përgjegjësi për agresionet e vitit të kaluar në Kosovë, ajo po shpërblehet dhe po bën përparime të mëdha me hapjen e kapitujve të ri.” (A2 Televizion)