Një protestë masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë. Me flamuj, uniforma dhe këngë patriotike, qytetarë të shumtë në numër kanë udhëtuar drejt qytetit të Holandës për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Ata e konsiderojnë procesin kundër ish komandantëve të UÇK-së të padrejtë dhe të bazuar në shpifje të Serbisë.
Kjo protestë po zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur përkrahjen e tij për këtë manifestim, duke nënvizuar keqardhjen që nuk mundi të udhëtojë për në Hage për shkak të angazhimeve të tjera.
Pjesëmarrësit theksuan dëshirën që sa më shpejt të lirohen të akuzuarit dhe kritikuan ashpër Gjykatën Speciale.
(A2 Televizion)