Nuk iu dridhet qerpiku, ushtarët e Kosovës vendosen pas këmbëzës së snajperit

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2024, 19:19 | Aktualitet

Nuk iu dridhet qerpiku, ushtarët e Kosovës vendosen pas

Trupat e ushtrisë së Kosovës kanë zhvilluar një mision të ri trajnimi me homologët e Turqisë.

Sipas ministrit Maqedonci, në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi  i armës automatike’’ dhe “Trajnimi  për snajper”.

Qëllimi i trajnimeve, shkruan Maqedonci, është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos