Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i mohoi akuzat e autoriteteve në Kosovë se ndaloi autobusë me pasagjerë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën.
“Këto pretendime janë të pabaza. Policia nuk ka ndaluar askënd, dha as ka penguar hyrjen dhe kalimin e ndonjë qytetari nga territori i ‘Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë’”, tha Ministria serbe në një komunikatë.
Ajo shton, se po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare, dhe se po kryhen kontrolle të sigurisë, gjë që mund të sjellë qëndrim më të gjatë në pikën kufitare. (A2 Televizion)