Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga disa anëtarë të Forcave të Armatosura Turke, për përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.
Kështu ka njoftuar vetë FSK, duke bërë me dije se ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme, shkruan A2 CNN.
“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)