Përmbytet vendpunimi për urën e dytë mbi lumin Ibër

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 09:13 | Aktualitet

Përmbytet vendpunimi për urën e dytë mbi lumin Ibër

Për shkak të prurjeve të mëdha në lumin Ibër, nga liqeni i Ujmanit, janë dëmtuar në masë të madhe punimet për ndërtimin e urës për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës.

Kjo është një nga dy urat që qeveria e Kosovës mori vendim për ti ndërtuar, e para për qarkullimin e automjeteve e cila është vënë në funksion ndërsa e dyta ishte në ndërtim e sipër.

Pronari i kompanisë kontraktuese për ndërtimin e urës, Jahir Nimani ka thënë së dëmet janë të mëdha pasi edhe eskavatorët janë mbuluar nga uji e kanë mbetur në mes të lumit.

Ai dyshon që vërshimi i ujit nga hapja e portave në Ujman të ketë qenë i qëllimshëm, duke kërkuar reagimin e shtetit. Sakaq, policia është njoftuar dhe po merret me rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos