Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani takohet me Presidentin Al Sharaa

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 17:11 | Aktualitet
Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani takohet me Presidentin Al

Siria e ka njohur zyrtarisht si shtet të pavarur Republikën e Kosovës. Lajmin e ka komunikuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera bën me dije se ka zhvilluar një takim me Presidentin Al Sharaa, në Riad.

“Siria njeh Kosovën! Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, shkruan Osmani.

E para e shtetit po ashtu sqaron se kjo njohje u arrit edhe përmes ndihmës nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili e ka bërë të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!”, shprehet Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos