Partneriteti në mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është vetëm se çfarë fiton Amerika, por se si forca e Amerikës ndihmon partnerët të bëhen të fortë gjithashtu.
Kështu ka thënë e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati në pritjen e organizuar për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku theksoi se Kosova është një shembull i qartë e një partneriteti që rezulton në sukses.
Prattipati e nisi fjalimin e saj duke thënë ka festuar 4 Korrikun në shtete të ndryshme, por nuk mund të gjej një vend më të mirë për ta shënuar këtë rast sesa këtu në një shtet pro-amerikan.
Ajo tha se janë mbledhur për të festuar vitin 1776, kur katër themeluesit nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë në Filadelfia, Pensilvani.
Prattipati u ndal edhe te partneriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në këtë ditë të pavarësisë së SHBA-së, po festojnë jo vetëm historinë e SHBA-së, por nderojnë edhe atë se si SHBA ka formësuar tonën.
Osmani u ndal edhe te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ceremoni u kanë edhe përfaqësues së Qeverisë në detyrë, ata të subjekteve politike dhe shoqërisë civile. Kosovapress. (A2 Televizion)