Gjeneralmajor Ozkan Utulash mori detyrën si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, në një ceremoni në bazën e kësaj force në Prishtinë.
Gjeneralmajor Utulash nga Ushtria e Turqisë rikthehet në këtë detyrë pas një viti. Kjo ndodh për herë të parë që një ish-Komandant rikthehet për të marr detyrën në krye të KFOR-it.
Detyrën ia dorëzoi Komandanti i deritashëm i KFOR-it, Gjenealmajor Enrico Barduani nga Ushtria italiane. Në fjalën e tij, gjeneralmajor Utulash tha se do të qëndrojnë në gatishmëri për të përmbushur misionin e që është paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, shkruan A2 CNN.
Ai ka shprehur mbështetje për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për paraardhësin e tij Barduani. (A2 Televizion)