Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 19:50 | Aktualitet

Kosova është në fokus të vendeve anëtare të NATO-s. Këtë e konfirmoi ministri shqiptar i mbrojtjes, Pirro Vengu, teksa tregoi përgatitjet e aleancës për samitin e Hagës dhe punimet e zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.

“Shtruam rrugën e një konsensusi të gjerë për rritje të shpenzimeve në Mbrojtje dhe Siguri me fokus rritjen e prodhimit vendas, gatishmëri operacionale dhe investimet në infrastrukturë kritike;

Me rëndësi vëmendja e Aleancës ndaj kërcënimeve në Evropën Jug-Lindore dhe vigjilencë e shtuar në Kosovë; U theksua nevoja për shpejtësi dhe kohezion në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përgjigje të kërcënimeve në Lindje dhe sfidave të reja hibride”, njofton ministri shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos