Shefi i diplomacisë hungareze, Boka po viziton Kosovën, ku është pritur në një takim nga presidentja Vjosa Osmani. Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Boka ka treguar temën e diskutimit me Gërvallën, shkruan A2.
“Me Donika Gërvallën, kemi diskutuar për rrugën përpara Kosovës në procesin e integrimit në BE.
Kemi bërë një bilanc të çështjeve që përcaktojnë marrëdhëniet e Hungarisë dhe Kosovës”. (A2 Televizion)