Situata në veri të Kosovës, KFOR: Po patrullojmë ditën dhe natën

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 23:38 | Aktualitet

Situata në veri të Kosovës, KFOR: Po patrullojmë ditën

Ushtarët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditën dhe natën, duke siguruar një prani konstante, të qëndrueshme dhe siguruese si në veri të Kosovës ashtu edhe në gjithë zonën e përgjegjësisë.

Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin situativ dhe duke nxitur stabilitetin anembanë rajonit.

“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos