Sveçla: Aktakuza për Banjskën e anashkalon përgjegjësinë e shtetit të Serbisë

Nga Tomorr Avdia
24 Shtator 2024, 14:54 | Aktualitet

Sveçla: Aktakuza për Banjskën e anashkalon

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se  aktakuza e Prokurorisë Speciale për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, është “e vonuar dhe e paplotë”.

Ajo, sipas tij, nuk përfshin disa komandantë të ushtrisë serbe, të cilët, siç Sveçla pretendon, “kanë mundësuar trajnimin e grupit terrorist, por edhe e kanë furnizuar atë me armatimin ushtarak”, të cilin forcat e sigurisë së Kosovës e kanë sekuestruar në Banjskë, shkruan A2.

“Ne kemi dëshmi të padiskutueshme se ky grup terrorist ka mbajtur ushtrime ushtarake në Pasulanske Livade, që është një kazermë zyrtare e ushtrisë së Serbisë, ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shkon pothuajse çdo muaj dhe mbikëqyr trajnime të ndryshme të pjesëtarëve të njësiteve të ndryshme të ushtrisë apo policisë”, deklaroi Sveçla.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, grupi terrorist i drejtuar nga ish/nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, raporton A2.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me Forcat e Sigurisë së Kosovës mbetën të vrarë edhe tre terroristë serbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos