Tajvani heq regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, ja kur hyn në fuqi vendimi

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 15:29 | Aktualitet

Tajvani heq regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, ja kur hyn

Tajvani ka hequr regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, shkruan A2 CNN.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Minsitri ka shkruar se duke filluar nga 1 dhjetori i vitit 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare, do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

“Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan.

Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy shoqërive tona”, ka shkruar Ahmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos