"Të ecim përpara me dialogun", analistët: Pa një lëvizje të fortë amerikane, s’ka progres

Nga Tomorr Avdia
30 Shtator 2024, 20:02 | Aktualitet

Avancimi i dialogut me Serbinë është në interes të Kosovës. Kështu pretendojnë analistët në Kosovë, teksa pritet qe frerët e politikës së jashtme të BE t’i marrë estonezja, Kaja Kallas.

Ekspertët mendojnë se qasja e saj mund të jetë më e ashpër se sa e Borrel, lidhur me detyrimet që duhen përmbushur, e megjithatë presin qe ajo te jete më e besueshme si negociatore e dialogut.

Kurse sa i përket ridimensionimit të dialogut dhe një fuqizimi të shpejtë të veprimeve dhe rolit, të administratës se re amerikane Muhaxheri, vlerëson "se pa një lëvizje të fuqishme amerikane nuk mund të ketë ndonjë ecje përpara pasi shtetet e BE-së nuk kanë mekamizma imponues", shkruan A2.

Mungesa e rezultatit në dialog, ka paralizuar procesin e njohjeve ndërsa kanë kaluar pothuajse 4 vjet që prej njohjes së fundit nga shteti i Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos