Transporti publik në Prishtinë rikthehet në normalitet pas 9 ditësh greve

Nga Ideal Gola
2 Dhjetor 2025, 20:15 | Aktualitet

Transporti publik në Prishtinë rikthehet në normalitet pas 9

Pas 9 ditësh grevë, transporti publik do të rikthehet të funksionojë normalisht nga dita e mërkurë në Prishtinë.

Kompania publike dhe operatorët privatë njoftuan pas një takimi në orët e mbrëmjes së kanë vendosur të rikthehen në punë pasi ka filluar alokimi i mjeteve nga Komuna e Prishtinës, shkruan A2 CNN.

Të enjten, këshilltarët lokalë të Prishtinës votuan me unanimitet bartjen e të hyrave nga viti 2024. Pas konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe ajo e Financave, Punës dhe Transfereve, Komuna e Prishtinës pranoi mjetet. Ato më pas kanë filluar të kalojnë në llogaritë e kompanive të transportit urban. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos