“Trump dëmtoi OJQ në Prishtinë”, BE sjell “thesin me para”: 880 milionë euro për Kosovën

Nga Xhevahir Qardaku
27 Shkurt 2025, 21:05 | Aktualitet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Organizatave Jo-Qeveritare, me ç’rast njoftoi se në kuadër të Planit për Rritje që përfshinë vendet e Ballkanit Perëndimor Kosova mund të përfitojë nga 880 milionë eurot që janë në dispozicion.

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, nënvizoi se vendimi befasues i administratës amerikane për të ndërprerë fondet në mbarë botën ka ndikuar edhe në sektorin e OJQ-ve në Kosovë, shkruan A2 CNN.

“BE është partneri më i madh i Kosovës për tregti, por edhe investitori më i madh i ndihmës financiare. BE do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në procesin e saj të reformave dhe në rrugën drejtë BE-së. Për këtë arsye ne kemi paraqitur Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Kosovës i jepet mundësia për të përfituar nga 880 milionë euro. Kjo është një shifër e madhe. Qëllimi është të nxitet rritja dhe gjithashtu duhet të thuhet që si pjesë e planit kemi edhe konsultimet me aktorët e jashtëm duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile. Jam i vetëdijshëm se vendimi befasues i administratës amerikane për të pezulluar ndihma shumë të nevojshme për Kosovën dhe vende tjera të botës ka pasur ndikim jashtëzakonisht të madh në programet që ofron sektori i OJQ-ve që vepron në Kosovës. Mirëpo, ky vendim ka nxjerr në pah për ne një problem të natyrës afatgjate që për ne është varësia e OJQ nga donatorët. Shpresoj shumë që kjo sfidë të trajtohet me strategjinë e ardhshme e Qeverisë për bashkëpunimin me shoqërinë civile 2025-2029. Nga pikëpamja e BE dua të ritheksoj se puna e juaj mbete shumë me rëndësi për ne, për të ardhmen evropiane të Kosovë dhe më rëndësishmja për demokracinë e Kosovës”, tha Aivo Orav, Ambasador i BE në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos