“Trupat amerikane nuk ikin për momentin”, ish-zyrtari i NATO: Kosova të përgatitet për çdo skenar

Nga Rosalba Bejdo
6 Mars 2025, 20:05 | Aktualitet

Për momentin, nuk ka ndryshime të planifikuara sa i përket trupave amerikane të KFOR në Kosovë. Kështu shprehet Departamenti I Mbrojtjes në SHBA , në një reagim për Radion Evropa e Lirë, mes zërave për reduktim të pranisë ushtarake amerikane në Europë, raporton A2 CNN.

Megjithatë, ish-zyrtarë të NATO-s paralajmërojnë se me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe me ndryshimin e prioriteteve globale, Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar.

Jamie Shea, ish-zyrtar i lartë i NATO thotë për Radion Evropa e Lirë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara është transaksional dhe mund të kërkojë nga Kosova, favore në këmbim të mbajtjes së trupave. “Ndaj jini të përgatitur”, paralajmëron ai, përcjell A2 CNN.  

Sipas Komandës Evropiane të SHBA, numri i përgjithshëm i forcave amerikane në Evropë varion mes 75.000 dhe 105.000 që nga viti 2022.Prej tyre, aktualisht,  63.000 janë të dislokuara në mënyrë të përhershme, ndërsa me rotacion. Në Kosovë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 600 ushtarë në kuadër të misionit KFOR, në krahasim me mbi 5.000 sa kishin në ’99-tën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos