Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Bakoyannis: Asnjë vendi tjetër s’i janë kërkuar kaq shumë reforma

Nga Rosalba Bejdo
1 Maj 2024, 20:41 | Kosova

Asnjë kandidati tjetër nuk u janë kërkuar kaq shumë reforma se sa Kosovës, për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Kështu thotë hartuesja e raportit për Kosovën, Dora Bakojanis në një editorial për European Western Balkans në të cilin shpreh zhgënjimin për ato që quan sulme personale nga Serbia lidhur me çështjen.

Duke përmendur lidhjet e saj të veçanta me Serbinë, vend në të cilin sic thotë  ka qene edhe gjate bombardimeve të NATO-s, deputetja greke kujton se perspektiva e vendit për t’u anëtarësuar në BE, eshte evenituar së fundmi per shkak te afërsisë gjithmonë e me të madhe me Rusinë dhe Kinën dhe  qëndrimet e përsëritura anti-BE.

Bakojanis thotë se për të mbërritur tek opinioni pozitiv për Kosovën janë dashur 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut dhe Bruksel, ekip të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritarë, përfaqësues të komunitetit serb dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

"Po ashtu raporti ka kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që pas 25 vjetësh të rikthenin pronën e manastirit më të rëndësishëm serb në rajon, që të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë marrëveshjesh për të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha, ta vendosin komunitetin serb nën mbrojtje ndërkombëtare.Asnjë vendi kandidat nuk u është kërkuar të ndërmarrë aq shumë reforma, madje edhe para se të nisin diskutimet për anëtarësim në organizatë."

Teksa mbron marrëdhënien e saj me Serbinë, Bakoyannis ka thënë se raporti i saj pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës i është kushtuar “vetëm të drejtave të njeriut dhe nevojës për t’i sjellë dy milionë evropian nën ombrellën demokratike të KiE-së”.

Çështja e shtetësisë thekson ajo , nuk përfshihej, e nëse do të kishte qenë kështu nuk do të kishte pranuar të hartonte raportin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos