Arrestohet në Kosovë reperi i njohur “Gjesti”, ja për çfarë dyshohet

Nga Ideal Gola
11 Mars 2026, 20:37 | Kosova

Arrestohet në Kosovë reperi i njohur “Gjesti”, ja

Reperi Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë bën me dije se ai është arrestuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosje”, si dhe “asgjësim apo dëmtimi  i pasurisë”.

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afateve ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos