
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar përkohësisht dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila shpërndahu Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit ndalohet çdo veprim i Presidentes në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ndalohet çdo veprim i Kuvendit, deri më 31 mars 2026, raporton A2CNN.
Në vendim thuhet se ndalohet "çdo veprim i Presidentes së Republikës Kosovës në lidhje me Dekretin [nr. 24/2026] të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kohëzgjatjen e përcaktuar sipas pikës II të këtij Vendimi; (ii) të urdhërojë që masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars 2026, në kohëzgjatje deri më 31 mars 2026".
Ankesën në Kushtetuese e kishte dorëzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës.
Çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri e zhyti Kosovën në një tjetër krizë politike. Më pak se një muaj pas betimit të qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani shpërndau parlamentin, pas dështimit të përpjekjeve për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.
(A2 Televizion)