Thirrjet për “pushkatimin e Vjosa Osmanit”, Prokuroria nis hetim penal për rastin

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 17:22 | Kosova

Thirrjet për “pushkatimin e Vjosa Osmanit”, Prokuroria nis

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një hetim penal në lidhje me kërcënimet ndaj Preidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Po ashtu bëhet me dije se është autorizuar drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuardhe Krimeve të Rënda, për të hetuar në plotëni këtë rast, raporton A2CNN. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj”, thuhet në njoftim.

Në një reagim në rrjetet sociale Presidenca dënoi sot ashpër gjuhën ku, sipas saj, është bërë thirrje për pushkatim të presidentes Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos