Kosova, sërish drejt zgjedhjeve? Kurti dhe Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për Presidentin

Nga Fjorela Beleshi
4 Gusht 2026, 22:59 | Kosova

Nuk ka tym të bardhë në Kosovë, partitë politike dështojnë të gjejnë gjuhën e dakordësisë. 3 orë takim mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhiku të LDK nuk arriti ishte i mjaftueshëm për palët që nga dera të dilej me një marrëveshje politike.

Orët në vijim do të jenë vendimtare për politikën në Kosovë nëse do të arrijnë ta kapërcejnë ketë ngërç, ose bllokada politike do ta çojë vendin sërish në zgjedhje. I gjendur në këtë situatë Vetëvendosja  shtrin dorën edhe njëherë për të gjitha partitë.

Më 6 gusht në orën 10:00 është thirrur edhe seanca seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kurti, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e7 qershorit, ka nevojë për një marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri, dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike e institucionale.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Në rast se vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos