Qeveria e re në Kosovë, LVV dhe LDK gati të nisin bisedimet, PDK: Mbetemi në opozitë

Nga Rosalba Bejdo
31 Korrik 2026, 15:30 | Kosova

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive politike për përgatitjen e agjendës së seancës konstituive, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Haxhiu tha se palët u pajtuan për agjendën e konstituimit të Kuvendit, proces që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit, mes frikës se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj pret përgjigje nga LDK-ja për nisjen e bisedimeve, shkruan A2CNN.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi i mbijetoi mocionit për shkarkimin e tij të enjten, deklaroi se ishte gati t'u rikthehej konsultimeve për një marrëveshje me Kurtin. Megjithatë, ai e bëri të qartë edhe kushtin e tij.

Ndërkohë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se PDK-ja është e gatshme të bashkëpunojë vetëm për konstituimin e institucioneve dhe për çështjet me interes për qytetarët, por jo për bashkëqeverisje.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Këto do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos