Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të zbatojë obligimet e marra në dialog. Ai nënvizoi se dakordësia për parimet e asociacionit është i mirëpritur, por tha se një statut nuk është shkruar ende dhe se duhet të jetë në bazë të vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Parimet sikurse i keni pa janë të dakorduara, mirëpo ende s’ka statut të (Asociacionit). Ajo çka është publikuar janë parimet nga të cilat fillon obligimi i yni... Jemi dakord me i zbatuar obligimet tona, kuptohet ashtu siç vlerëson edhe Gjykata Kushtetuese. Nëse drafti ka shkelje kushtetuese, gjykata jonë apeloj tek gjyqtarët që të mbrojnë Kushtetutën...Këto parime ne i dina që muaj pasi ende s’është shkruar një draft statut. Këto parime ma merr mendja një 90 për qind të politikës së Kosovës i dinë me muaj të tërë. Ka dy vjet që këto parime qarkullojnë që nga vizita e parë e Escobar dhe Lajçak që kanë deklaruar se nuk do të negociohet integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria. Këto janë parimet e ecjes përpara. Mirëpo do të ishte gabim nëse Kosova implementon këto obligime pa e marrë një ftesë të qartë në NATO.” (A2 Televizion)