"Uroj të mos dalin parashikimet e opozitës", Kurti: Fondi sovran është jetik për rritjen ekonomike

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2024, 16:02 | Ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike dhe shtimin e investimeve. Ai, teksa foli për paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, tha se duhet të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste”. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, shefi i ekzekutivit tha se janë bërë një vit prej se Ligji për Fondin Sovran është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kanë kaluar një vit e gjysmë që e kemi miratuar në qeveri projektligjin që i hap rrugë themelimit të fondit. Në dhjetor të vitit 2023 në Kuvendin e republikës e kemi miratuar Ligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. Kurse muajin tjetër bëhen një vit prej kur Ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në ekonominë botërore, teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik”, deklaroi kryeministri Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos