Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 08:17 | Kosova

Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë

Kosova feston sot 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kujtojmë që më 17 shkurt Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të shoqërohet me shumë aktivitete institucionale, raporton A2CNN. 

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot seancën solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, ku Kurti ka thënë ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vërtetë shteti, Pavarësia dhe Kushtetua janë të reja, por gjuha, kultura dhe populli ynë janë të lashtë. Shteti jonë është ndërtuar dhe qëndron për vlerat e lirisë e demokracisë, barazisë e drejtësisë, prosperitetit dhe përfshirjes. Secili qytetar pavarësisht gjuhës e etnisë, fesë apo prejardhjes është i barabartë para ligjit. Nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo që do ta bëjë gjykimin e drejtë.  Ky vit i pavarësisë na gjen në fillim të mandatit të ri qeverisës. Punët që na presin janë të shumta por i lartë është qëllimi që kemi para vetës. Mësues e student, mjekë e punëtorë, gra e burra, vajza e djem, të gjithë duhet të japim maksimumin tonë. Këtë e presin të gjithë. Le t’i bëjmë krenar duke punuar e forcuar shtetin. Ne si kabinet qeveritar jemi vetëm instrument në realizimin e këtyre qëllimeve”, ka thënë sot Kurti.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos