Kështu tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme në rusi, teksa komentoi lajmin se Beogradi ka mohuar akuzat e një pjese të publikut serb, se i ka kërkuar Moskës të mos angazhohet për çështjen e Kosovës dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Kur u pyet nëse Serbia ka të drejtë të mbrojë çështjen e Kosovës duke pasur parasysh kushtet për integrimin e Serbisë në BE Zakharova tha: "Para së gjithash, në përputhje me vetë Kushtetutën e Serbisë, Kosova është pjesë e pandashme e atij vendi dhe ka statusin e autonomisë së gjerë. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së konfirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë me Krahinën Autonome të Kosovës dhe 'Metohisë' si pjesë të saj, dhe madje rregullon aktivitetet e misionit ndërkombëtar dhe civil të forcave të sigurisë që janë të thirrura për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, dhe jo për t'u angazhuar në aktivitete të tjera."
Duke ju referuar pozicionit të BE, Zakharova tha se në vend që të ofrojë ndihmë të vërtetë në negociatat midis palëve të interesuara në kërkim të zgjidhjeve, Bashkimi Evropian ka shantazhuar serbët për vite me radhë, dhe njëkohësisht u ka dhënë dorë të lirë të ashtuquajturve "autoritete" në Prishtinë në përpjekjet e tyre për të spastruar provincën nga popullsia jo-shqiptare. (A2 Televizion)