Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një përpjekje të re për të arritur një marrëveshje për presidentin e ri të vendit.
Duke hyrë në takim, Kurti tha se pret më të mirën dhe se po bën përpjekje për ta arritur një marrëveshje, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Takimi mes tyre vjen disa orë pasi zyrtari i LVV-së, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, tha se partia i ka emrat për presidentin, por se nuk do t’i zbulonte ende ata. As Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me emrat e mundshëm për presidentin e ardhshëm, duke thënë se dëshiron ta ruajë “konfidencialitetin e bisedimeve” me Abdixhikun.
Në takimin e mëparshëm, Kurti dhe Abdixhiku thanë se ishin dakordësuar, në parim, mbi profilin që duhet të ketë presidenti i ri dhe paralajmëruan takime të tjera.
Ndërkohë, ndjekim deklaratën e bërë më herët nga Konjufca. (A2 Televizion)