Pas Pogradecit, Kryesocialisti Edi Rama ka thirrur sërish në mbledhje ministrat dhe drejtuesit politikë. Një takim që pritet të mbahet pasdite në selinë e PS.
Shefi politik i të majtëve do të japë edhe udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politikë në zonat e tyre elektorale për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, Besën dhe Praninë Besnike.
Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të thirrjes nga Rama të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit. (A2 Televizion)