Detajet e arrestimit! Agasi po udhëtonte me ish-zyrtarin e përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndjekja nga Elbasani në Plepa

Nga Igli Çelmeta
26 Gusht 2026, 20:15 | Kronikë
Detajet e arrestimit! Agasi po udhëtonte me ish-zyrtarin e përjashtuar
Ergys Agasi

Ergys Agasi, një prej personave më të kërkuar në vend, u arrestua mbrëmjen e të mërkurës pas një operacioni që raportohet nisi në Elbasan dhe përfundoi në zonën e Plepave në Durrës.

Në momentin e arrestimit, Agasi udhëtonte me një mjet që drejtohet nga ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu ishte në kërkim.

A2 CNN mëson se Agasi është pikasur fillimisht nga efektivët e Forcës Operacionale në Elbasan dhe më pas ndjekja ka vijuar nga Peqini, Rrogozhina dhe në Durrës, ku edhe është arrestuar në zonën e Plepave.

Pas arrestimit Agasi po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Detajet e arrestimit! Agasi po udhëtonte me ish-zyrtarin e përjashtuar
Uljan Shpataraku dhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Më 6 gusht, Uljan Shpataraku u shpall në kërkim nga Policia  e Himarës. Ish-zyrtari policor, një nga njerëzit më të afërt të ish kryepolicit Ilir Proda ishte kallëzuar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut të cilët pretendonin se ishin kanosur e kërcënuar nga Shpatarku. Pas një debati verbal, punonjësit pretenduan se i kishte kërcënuar me jetë.

Më 20 maj Shpataraku u përjashtua nga Policia e Shtetit me urdhër të drejtuesit Skënder Hita, pasi më parë ishte pezulluar. Shpataraku mbante detyrën e asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos