Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një 31-vjeçar ka përplasur qëllimisht automjetin e ish-bashkëshortes së tij.
Sipas policisë, i dyshuari, i identifikuar si Sh. R, ka ndjekur viktimën, e cila po udhëtonte me veturën e saj, dhe më pas e ka goditur atë te Sheshi "Adem Jashari" në Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur ndërsa të dy automjetet ishin në lëvizje. Pas përplasjes, gruaja ka përfunduar në Spitalin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ka marrë ndihmë mjekësore për lëndimet që ka pësuar.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti, ndërsa i dyshuari është proceduar për veprime të mundshme penale. (A2 Televizion)