Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Skenderaj, ku një 42-vjeçar është ekzekutuar me armë brenda një lokali. Policia ka marrë informacionin për të shtënat rreth orës 13:50, në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
Sipas policisë, pas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga shtënat me armë zjarri. Viktima është një mashkull rreth 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Hetimet janë në zhvillim, me fokus në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për këtë ngjarje. Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e autorëve të këtij krimi. (A2 Televizion)