E rëndë në Prishtinë, 15-vjeçari bie nga biçikleta dhe ndërron jetë

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 23:12 | Kronikë

E rëndë në Prishtinë, 15-vjeçari bie nga

Një person i moshës rreth 15-vjeçare ka ndërruar jetë sot si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë, Agron Borovci, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti tragjik kishte ndodhur rreth orës 21:45 në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

“Dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, rreth pesëmbëdhjetëvjeç, është pa shenja jete”, tha ai.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë këtë rast tragjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos