Efektivi i policisë gjendet i vdekur në Prishtinë

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 16:55 | Kronikë

Efektivi i policisë gjendet i vdekur në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete.

Viktima e këtij rasti është polici 47-vjeçar, Alban Tolaj. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se dyshohet se polici është vetëvrarë.

Policia thuhet se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e viktimës, duke shqyrtuar të gjitha aspektet për zbulimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos