Tomë Dodaj është dënuar me 5 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë, pasi ka pranuar fajësinë për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt, raporton A2 CNN.
Avokati Agron Kuqi tha se dënimi do të apelohet në Gjykatën Supreme.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Naim Murseli ka deklaruar para trupit gjykues se ndihet plotësisht i pafajshëm.
Ndërsa, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, kurse Kushtrim Kokalla ka thënë se nuk deklarohet rreth fajësisë pa u konsultuar më avokatin e tij.
Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj. (A2 Televizion)