Nuk ju bind postbllokut për të ndaluar, përplaset me makinën e policisë dhe plagos 2 efektivë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2026, 17:06 | Kronikë

Nuk ju bind postbllokut për të ndaluar, përplaset me makinën

Një person është arrestuar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, pasi dyshohet se ka rrezikuar zyrtarët policorë gjatë një ndjekjeje.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 01:40, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nuk është ndalur në një pikë kontrolli policor. Pas kësaj, ai ka vazhduar lëvizjen dhe ka goditur me veturë një automjet zyrtar të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjetet e përfshira.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos