Osmani takohet me Trump: Interesim i veçantë, SHBA rol të pazëvendësueshëm në rajon

Nga Ideal Gola
27 Shtator 2025, 09:17 | Kronikë

Osmani takohet me Trump: Interesim i veçantë, SHBA rol të

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë Prindon Sadriu janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump.

Presidentja Osmani ka shkruar:

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, shkruan Osmani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos