“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria serbe thyen kufirin dhe hyn në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 19:48 | Kronikë

“Plagosën dhe rrëmbyen një person”, xhandarmëria

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur. Policia e Kosovës akuzon xhandarmërinë e Serbisë se ka shkelur kufirin, duke hyrë në territorin e Kosovës duke plagosur dhe rrëmbyer një person me inicialet M.V, shtetas i Kosovës me kombësi serbe. Provokimi ka ndodhur në Leposaviç.

“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës (siç quhet pika zero -0-), në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, lexohet në njoftimin e Policisë, shkruan A2 CNN.

Më tej shtohet se autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Në të njëjtën formë, ishte bërë edhe rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe disa kohë më parë. Pas shumë ndërhyrjeve nga komuniteti ndërkombëtar u bë i mundur lirimi i tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos