Policia në Mitrovicën Veriore sërish gjen armë dhe municion

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 19:16 | Kronikë

Policia në Mitrovicën Veriore sërish gjen armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sërish armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë rast ende nuk ka persona të arrestuar, shkruan A2.

Njoftimi i Policisë:

Me datën 16.04.2025, pas pranimit të një informate nga qytetaret mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në podrumin e një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”-Mitrovice Veri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tërheqjen dhe sigurimin e materialit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Gjatë kontrollit të realizuar në atë atë lokacionpolicia ka gjetur dhe konfiskuar:

• 8 karikatorë me fishekë,
• 1 tromblon,
• si dhe disa pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje me tromblon.

Policia e Kosovës ka intervistuar një person në cilësi të dëshmitari, ka kontaktuar Prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës. Rreth rastit nuk ka person të arrestuar.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos