Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe armë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 19:48 | Kronikë

Policia zbulon 500 rrënjë kanabis në Gjilan, gjenden dhe

Policia e Kosovës ka zbuluar një parcelë me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të Gjilanit.

Sipas njoftimit zyrtar, bimët narkotike ishin të mbjella në katër sera, teksa në pranga janë vënë 3 kultivuesit.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar armë, municione si dhe prova të tjera materiale që lidhen me kultivimin e bimëve narkotike.

Autoritetet kanë shkatërruar bimët narkotike, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos