Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Vushtri të Kosovës. Mësohet se ka pasur raportim për të shtëna me armë zjarri. Më pas, policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para dyshohet se pronari i një furre buke ka ekzekutuar me armë një punonjëse, ndërsa më pas ka vrarë veten.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ky krim i rëndë janë ende të paqarta. Një ditë më parë, një 19-vjeçar u ekzekutua me armë nga një bashkëmoshatar. (A2 Televizion)