Është shtyrë sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për përgjegjësinë e tij në vendosjen e barrikadave në veri, dy vjet më parë.
Kryetari i Listës, Zlatan Elek, nuk do të intervistohet as të enjten nga prokuroria rreth rolit të tij për vendosjen e barrikadave në veri dy vjet më parë dhe se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes.
Lajmin për shtyrjen e intervistimit e ka konfirmua zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila tha se kjo është bërë “për arsye shëndetësore” të avokatit të Elekut.
Zlatan Elek është ftuar për intervistim në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore në vitin 2022, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese.
"Por, intervistimi i z. Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të Elek”, tha Luta. (A2 Televizion)