Të shtëna me armë në Pejë, raportohet një i plagosur

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 20:59 | Kronikë

Të shtëna me armë në Pejë, raportohet një i

Një incident i armatosur ka ndodhur pasditen e së premtes në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Papa Klementi”, ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia, njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë pas marrjes së thirrjes.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, konfirmoi për mediat se i plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos