“Dyshohet për krime lufte”, Serbia arreston një tjetër shtetas kosovar në Merdare

Nga Rosalba Bejdo
9 Shtator 2025, 14:55 | Kronikë

“Dyshohet për krime lufte”, Serbia arreston një

Një tjetër shtetas nga Kosova arrestohet në kufirin me Serbinë. Autoritetet në Beograd bënë me dije se policia ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar të Merdares, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë viteve 1998-99.

Ministria e Brendshme e Serbisë e identifikoi të dyshuarin me inicialet H.H., 77-vjeçar, shkruan A2.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se në qershor të vitit 1999, në bashkëpunim me disa pjesëtarë të UÇK-së ka vrarë me armë zjarri një civil serb në Podujevë. Nuk është e qartë kur është kryer arrestimi, por Ministria serbe tha se burri është dërguar paraburgim për 48 orë dhe se ndaj tij do të ngrihet aktakuzë.

Rreth një muaj më parë autoritetet serbe arrestuan dy persona në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Autoritetet serbe kanë shtuar ndalimet e shqiptarëve në kufi të cilët i akuzojnë se kanë bashkëpunuar apo kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos