Tentoi t’i godasë me veturë dy policë, një i arrestuar në Kosovë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 10:19 | Kronikë

Tentoi t’i godasë me veturë dy policë, një i arrestuar

Një incident i rëndë ka ndodhur të martën rreth orës 16:15 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë, ku një qytetar ka tentuar të godasë me veturë dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari nuk është ndalur për t’iu bindur urdhrave të zyrtarëve, por përkundrazi ka tentuar t’i përplasë me veturë. Pas kësaj, ai ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve duke e goditur me telefon.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në stacion policor për intervistim. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit ai është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos