U arrestua për spiunazh, Prokuroria Speciale kërkon burgim

Nga Tomorr Avdia
7 Maj 2025, 15:06 | Kronikë

U arrestua për spiunazh, Prokuroria Speciale kërkon burgim

Prokuroria Speciale kërkon burgim për të dyshuarin për spiunazh H.S. Prokuroria Speciale ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit për spiunazh H.S.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, shkruan A2.

Dje, Prokuroria Speciale njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disamujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore është arrestuar H.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Aksioni dhe arrestimi u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Prokurori i shtetit nga PSRK-ja ndaj të dyshuarit dje ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos